ZYRTARE: Inter transferon Alexis Sanchez nga Manchester United
Alexis Sanchez edhe zyrtarisht është lojtar i Interit.

Sport
Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e Interit, në faqen zyrtare të klubit.
“Inter njofton se Alexis Sanchez i është bashkuar skuadrës si transferim i lirë. Kiliani ka nënshkruar kontratë të përhershme me klubin deri më 30 qershor të vitit 2023”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.
Sanchez tek Inter fillimisht ishte huazuar verën e kaluar, dhe pas një periudhe të vështirë shkaku i lëndimeve, ka gjetur formën më të mirë pas rifillimit të futbollit, duke fituar besimin e trajnerit Antonio Conte.
Në 22 paraqitje, lojtari ka shënuar 4 gola, duke bërë edhe disa asistime./Lajmi.net/