Inter e Man Utd pranë marrëveshjes për Alexis Sanchez

Inter, sipas Corriere della Sera, kanë arritur marrëveshje me Manchester United dhe njoftimi i një marrëveshje për Alexis Sanchez do të publikohet pas ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Getafe.

Sport

03/08/2020 12:32

Gazeta pretendon se drejtori sportiv Beppe Marotta përfundimisht ka arritur një marrëveshje me Djajtë e Kuq dhe do të njoftojë një marrëveshje prej 15 milionë eurosh për kilianin pas ndeshjes të së mërkurës, përcjell lajmi.net.

La Gazzetta dello Sport shton se Sanchez ka pranuar të reduktojë pagën e tij të madhe prej 15 milionë euro për një kontratë tre vjeçare, deri në qershor 2023.

Ish-anësori i Udineses arriti në huazim verën e kaluar dhe ka kontribuar me katër gola dhe nëntë asistime në 22 ndeshjet e tij në Serie A.

Ai humbi një pjesë të madhe të sezonit për shkak të një dëmtimi, por ka bindur Nerazzurri që nga rifillimi në qershor. /Lajmi.net/