Rriten tensionet, Conte dhe Inter pranë ‘divorcit’

Sipas raporteve të reja nga Sky Sport Italia, tensionet janë shumë të larta mes Antonio Conte dhe Inter dhe duket se largimi i tij është një mundësi e vërtetë tani.

Sport

02/08/2020 23:34

Sipas transmetuesit italian, transmeton lajmi.net,  të dy palët janë “më larg se kurrë” dhe Conte nuk dëshiron një vit tjetër në Inter si ky.

Menaxhmenti i Interit nuk pajtohen me fjalët e tij dhe ata mendojnë se kanë treguar ambicie për të fituar.

Në qoftë se nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme në takimin mes Zhang & Conte, duket se ky i fundit do të largohet.

Allegri është në pole-postition për të qenë zëvendësuesi i tij. /Lajmi.net/