Inter dëshiron ta mbajë Biraghin

Biraghi mund të vazhdojë me Inter.

Sport

30/07/2020 23:24

Drejtuesit e Inter do të takojnë ata të Fiorentina për të diskutuar lidhur me Cristiano Biraghi dhe Dalbert.

Sipas medieve italiane, Inter janë të interesuar të mbajnë Cristiano Biraghi, por përsëri në formë huazimi, transmeton lajmi.net.

Në këmbim, Inter do të lë Dakbert për të qëndruar me ‘Viola’, si pjesë e marrëveshjes.

Antonio Conte dëshiron ta mbajë lojtarin në skuadër në formë huazimi, duke parë edhe përparësinë se ai mund të regjistrohet si lojtar vendor në Ligën e Kampionëve.

Biraghi ishte pjesë e Inter para se ‘Zikaltrit’ ta shisnin atë për 5 milionë euro te Pescara, në korrik të vitit 2016. /Lajmi.net/