Rita shijon pushimet në Ibiza me të dashurin e ri
Rita Ora iu bashkua të dashurit Romain Gavras, ndërsa çifti shijuan një ditë me diell në Ibiza bashkë me shoqëri.
ShowBiz
Dyshja janë në mes të festës së tyre të parë pas mbylljes në ishullin Balearik, pasi shfrytëzuan më shumë kufizimet e udhëtimit të qetë, në korrik, pak para se Spanja të regjistrojë një numër shqetësues të rasteve me koronavirus, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Ata dukeshin në disponim, ndërsa hipën në një anije të vogël për një lundrim piktoresk afër vijës bregdetare të Ibizës.
Rita 29 vjeçe, kishte veshur bikini me ngjyrë rozë dhe vjollcë, në të cilat tregoi fizikun, teksa po udhëtonin bashkë me një grup miqsh.
Duke iu bashkuar të dashurit të saj të ri, Romain 39, i cili kishte veshur pantallona të shkrutra të zeza plazhi, teksa ishte përgatitur të hidhej nga anija në ujë.
Pavarësisht se ishin të rrethuar nga shoqëria, dyshja kishin sytë tek njëri-tjetri, derisa po bëheshin gati për t’u hedhur në ujë.
Udhëtimi vjen pasi Rita u pa me Romain për herë të parë gjatë fundjavës. Çifti u fotografuan kur po ktheheshin në shtëpinë e saj në Londër, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pas një nate feste.
Rita shijoi një natë në klubin The Little Yellow Door në Notting Hill, Londër, të premten në mbrëmje për të festuar 30 vjetorin e lindjes së shoqes Anda Vlasaku. /Lajmi.net/