Barcelona – Napoli, në rrezik nga COVID-19

Barcelona ka telashe me numrin në rritje të infeksioneve nga COVID-19.

Sport

30/07/2020 14:33

Katalunia ka parë rritje të numrit të infeksioneve nga COVID-19 duke bërë që ndeshja mes Barcelonës dhe Napolit të jetë nën rrezik.

“RAC 1” raporton se ballafaqimi i kthimit i vlefshëm për kualifikim në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve – i caktuar më 8 gusht në Camp Nou – tani është nën rrezik, transmeton lajmi.net.

UEFA ka kërkuar nga Departamenti i Shëndetit që të bëjë një vlerësim të situatës gjatë kësaj jave.

Në ndërkohë, presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka kritikuar UEFA-në duke thënë se Barcelona nuk plotëson kriteret e sigurisë nga COVID-19 për zhvillimin e ndeshjes. /Lajmi.net/