Protestojnë artistët: Shteti i Serbisë vrau rreth 11 mijë shqiptarë të pafajshëm

Dhjetëra artistë të njohur, si duket në mënyrë të organizuar, sonte kanë postuar mesazhe për drejtësinë ndërkombëtare.

ShowBiz

27/07/2020 22:04

Duke u sensibilizuar me viktimat e luftës në Kosovë, artistët me mesazhe të drejtpërdrejta kanë kërkuar nga ndërkombëtarët që t’i gjykojnë dhe dënojnë kriminelët serbë.

“Pse nuk po i gjykoni kriminelët serbë që i kryen mbi 400 masakra mizore mbi popullsinë shqiptare?
#duamdrejtësi”.

“Askush nuk mund ta rishkruajë Historinë e Kosovës!
#meçlirimtarët”.

“Pse po i amnistoni kriminelët serbë që i dhunuan mbi 20 mijë gra shqiptare?
#duamdrejtësi”.

“Serbia e spastroi etnikisht Kosovën dhe dëboi mbi 1 milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre.
#duamdrejtësi”.

“Kriminelët serbë i dogjën mbi 120 mijë shtëpi të shqiptarëve.
#duamdrejtësi”.

“Shteti i Serbisë vrau rreth 11 mijë shqiptarë të pafajshëm.
#kuështëdrejtësiandërkombëtare”.

“Mbi 1300 fëmijë shqiptarë u vranë nga kriminelët serbë, të cilët lëvizin lirshëm kudo nëpër botë.
#kjonukështëdrejtësi”.

“Zbardhni fatin e 1653 personave të pagjetur!
#namungojnë”.

“Ku janë varrezat masive? I duam eshtrat e familjarëve tanë.
#duamdrejtësi”.

“Kosova është turpi i drejtësisë ndërkombëtare!
#drejtësieturpit”.

Këto janë disa prej mesazheve që i kanë postuar artistët e njohur të kinos dhe teatrit të Kosovës.

Si duket kjo revoltë e artistëve vjen si vazhdimësi e reagimeve qytetare për aktakuzat ndaj luftëtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. /Lajmi.net/