Barcelona ‘po çmendet’ pas Garcia
Eric Garcia është dëshira e madhe e Barcelonës.
Sport
Skuadra katalane do të synojë të rrëmbejë ‘yllin e saj’ nga skuadra e Manchester City.
Raportime të ‘Mundo Deportivo’ bëjnë të ditur se Barcelona po çmendet për nënshkrimin e Eric Garcia, transmeton lajmi.net.
Garcia ka qenë më parë pjesë e Barcelonës, para se të kalonte te ‘Citizens’, kurse tani ka bërë pishman skuadrën.
Barca dëshiron transferimin e lojtarit ose këtë verë, ose kur ai të mbetet pa kontratë.
Skuadra nga ‘Camp Nou’ ka identifikuar lojtarin si pasuesin ideal për Gerard Pique.
Kjo histori e Barcelonës me Eric Garcia ngjason me atë të Hector Bellerin kur Barca donte rikthimin e tij, vetëm pasi e kishte lëshuar talentin e tij nga duart. /Lajmi.net/