Klopp përsëri me lëvdata për Thiago Alcantara, përgjigjet nëse spanjolli do të transferohet te Liverpool
Jurgen Klopp është pyetur përsëri lidhur me Thiago Alcantara.
Sport
Trajneri i Liverpool, Klopp, ka dhënë disa komente lidhur me mesfushorin spanjoll të Bayern Munich, Thiago Alcantara.
Alcantara lidhet me një kalim të mundshëm te Liverpool tash e disa javë, kurse për të trajneri i ‘Reds’ nuk ka kursyer lëvdatat. Madje ai ka dhënë edhe një përgjigje lidhur me atë se a do të transferohet ish lojtari i Barcës te Liverpool.
“Nuk ia kam idenë se për kë do të luajë ai sezonin tjetër, nuk ka asgjë për momentin”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.
“Thiago Alcantara është lojtar i madh, por gjithashtu është lojtar i Bayern Munich. Kjo është çfarë mund të themi. S’ka asgjë për t’u thënë”, shtoi trajneri i Liverpool.
Thiago Alcantara u ka bërë me dije krerëve të Bayern Munich se është i interesuar për një aventurë të re, para fundit të karrierës. /Lajmi.net/