Derbi i Milanos për James Rodriguez

James Rodriguez ishte rikthyer te Real Madrid verën e kaluar, pas huazimit dy vjeçar te Bayern Munich, me kolumbianin që nuk është në planet e Zinedine Zidane, kështu që ‘Mbretërit’ e kanë vendosur atë në listën e transferimeve.

Sport

22/07/2020 22:22

Kjo lë të kuptohet se James do të ndryshojë skuadër këtë verë, me disa klube që kanë shfaqur interesim. Tani janë edhe gjigantët e Serie A, Inter dhe Milan, që i janë bashkuar garës për 28 vjeçarin.

Milan synon të sjellë disa lojtarë gjatë verës, me Piolin që ka në plan të ndërtojë një skuadër konkurruese, dhe James shihet si një përforcim ideal.

Megjithatë, klubet e Milanos përballen me konkurrencë të fortë nga Atletico Madrid dhe Arsenal, që ende janë duke luftuar për nënshkrimin e James.

Real Madrid janë të gatshëm të pranojnë një ofertë prej 30 milionë euro.

James Rodriguez te Real Madrid është transferuar në vitin 2014 nga Monaco./Lajmi.net/