U tha se hoqi dorë nga muzika, Cozman ka një njoftim për fansat

Cozman u ka dhënë fund spekulimeve se ai e ka lënë muzikën.

ShowBiz

18/07/2020 14:46

Reperi Cozman njihet për disa hite, por për një kohë nuk ka qenë shumë aktiv në muzikë, shkruan lajmi.net.

Madje, gjatë kësaj mungese të tij, kanë qarkulluar thashetheme se reperi është larguar nga muzika.

Por, përmes një videoje, ai bëri të ditur se këto pretendime nuk janë të vërteta dhe se shumë shpejt kthehet me këngë të re.

“Për krejt ata që po pyesin për muzikë, shumë shumë shpejt. S’e kam lënë unë muzikën”, janë fjalët e Cozman. /Lajmi.net/