Barcelona vihet pas Bernardo Silva
Barcelona po interesohet për yllin e Manchester City.
Sport
Portugezi i Manchester City, Bernardo Silva, është lojtari që ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së Barcelonës.
‘Le10Sport’ shkruan se mesfushori është subjekti i interesimit të Barcës, transmeton lajmi.net.
‘Blaugrana’ po shikojnë të afrojnë lojtarin në ‘Camp Nou’, nëse Antoine Griezmann shitet në merkaton e verës.
Bernardo ka kontratë valide me Man City deri në vitin 2025, por Barcelona mund të testojnë klubin duke nisur një ofertë.
Mbetet të shihet se çfarë do të përgatisin katalanët gjatë kësaj vere për ‘Citizens’. /Lajmi.net/