Italia vazhdon trendin e raportimit të vdekjeve nga Covid-19 në numra njëshifror

Italia ka raportuar nëntë viktima me koronavirus përgjatë 24-orëshit të fundit, ka bërë të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile të dielën.

Bota

12/07/2020 18:11

Numri i vdekjeve në përgjithësi, të shkaktuara nga virusi Covid-19, ka prekur shifrën 34,954 në Gadishull, sipas burimit të njëjtë, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, në vend janë paraqitur edhe 234 raste të reja me virusin korona, duke çuar bilancin e përgjithshëm të të infektuarve në 243,061.

Prej gjithsej 776 pacientëve të hospitalizuar të prekur me virus, 68 prej tyre janë duke marrë shërbime shëndetësore në repartet intenzive, sipas Corriere/Lajmi.net/