Rritet konkurrenca për Thiago Alcantara – Juve dhe Man City rivalizojnë Liverpool
Thiago Alcantara ka vendosur të largohet nga Bayern Munich.
Sport
Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara, me shumë gjasë do të largohet nga ‘Allianz Arena’ gjatë merkatos së kësaj vere.
Ylli i Bayern Munich po kërkon për një aventurë të re, dhe për kartonin e tij në garë janë disa skuadra atraktive.
Liverpool shihet si skuadra më e afërt me të, por raportime të fundit nga ‘Tuttomercato’ bëjnë të ditur se garës i bashkohen edhe Juventus e Manchester City, transmeton lajmi.net.
Mesfushori kreativ më parë luante me Barcelonën, kurse edhe aventura me Bayern po i vjen drejt fundit.
Bayern nuk ka caktuar akoma ndonjë çmim për kartonin e Thiago, por thuhet se Liverpool do të paguajnë deri në 35 milionë funte. /Lajmi.net/