Ambasadori italian sërish i bën thirrje politikanëve të bashkëpunojnë për të mirën e qytetarëve

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se përkeqësimi i vazhdueshëm i dinamikës politike është shqetësim i madh, veçanërisht kur liderët duhet të qëndrojnë së bashku për t'u përballur me pandeminë.

Lajme

11/07/2020 12:52

Orlando përsëri u ka bërë thirrje të gjithë politikanëve të ulin tonet dhe të bashkëpunojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve.

“Ata janë shembull për popullin. Është koha për të qenë përgjegjës”, ka shkruar ai në Twitter.