Me transferimin e Havertz, kështu do të duket sulmi i Chelseas në sezonin e ri

 Chelsea duket se do të jetë në mesin e skuadrave më aktive në tregun e transferimeve këtë verë.

Sport

10/07/2020 09:12

‘Blutë’ kanë qenë të penalizuar nga FIFA dhe nuk kanë mundur të realizojnë transferime verën e kaluar, gjë që kishte bërë që trajneri Frank Lampard t’u jep më shumë hapësirë të rinjve.

Chelsea tani kanë mbyllur transferimet me Hakim Ziyech nga Ajax dhe Timo Werner nga RB Leipzig.

Tani skuadra nga ‘Stamford Bridge’, sytë ka vendosur nga Bayer Leverkusen, konkretisht te talenti i tyre, Kai Havertz.

Havertz, një nga më të mirët në Bundesligë këtë sezon, është një dëshirë e madhe e Frank Lampard, për të kompletuar pjesën ofensive.

Transferimi i tij, pritet t’i kushtojë rreth 80 milionë Chelseas, por me të në formacion, sulmi i tyre për sezonin e ri do të ishte vërtetë i frikshëm./Lajmi.net/