Inter e vë në shitje Vecinon

Matias Vecino nuk është në planet e Antonio Conte.

Sport

09/07/2020 22:43

Merkatoja e verës po afron dhe Inter ka filluar të bëjë planet e detajizuara se si të operojnë në këtë afat kalimtar.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Inter kanë vënë në shitje Matias Vecino dhe janë gati të dëgjojnë ofertat për lojtarin, transmeton lajmi.net.

Gjiganti italian do të ndalojë largimin e lojtarit nëse për të nuk ofrohen së paku 25 milionë euro.

Vecino ka luajtur vetëm dy minuta që nga rifillimi i Serie A.

Gjatë gjithë këtij sezoni, uruguaiani ka pasur probleme me dëmtimet në meniskus. /Lajmi.net/