Cakaj në Kopenhagen: Flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës valëviten pranë njeri-tjetrit

Në kuadër të përfaqësimit me ambiente të përbashkëta diplomatike dhe konsullore nëpër botë, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka prezantuar selinë e përbashkët të Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës Konsullore të Republikës së Kosovës në Kopenhagen.

Lajme

08/07/2020 17:09

Përmes një postimi në Facebook, Cakaj ka publikuar një fotografi, ku edhe tha se flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njeri-tjetrit.

Postimi i plotë:

Ja një vepër tjetër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror mes Kosovës e Shqipërisë ????

Flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njëri-tjetrit në Kopenhagë aty ku përfaqësitë tona konsullore ndajnë të njëjtën hapësirë brenda Ambasadës së Republikës së Shqipërisë../Lajmi.net/