Infektohet me koronavirus një zyrtar në kabinetin e Agim Veliut

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot se një zyrtar nga kabineti i ministrit, Agim Veliu ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Lajme

08/07/2020 14:50

“Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat në përputhje me udhëzimet e IKSHP-së, duke testuar të gjithë stafin e kabinetit, si dhe të gjithë stafin civil të MPB-së të cilët kanë pasur kontakt me zyrtarin në fjalë”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, pas marrjes së rezultateve të këtyre testeve MPB do të veprojë në përputhje me të gjitha udhëzimet e IKSHP-së, që të parandalohet përhapja e virusit edhe tek zyrtarët tjerë të MPB-së.

Po ashtu në njoftim thuhet se të gjithë zyrtarët që kanë pasur kontakt janë vetizoluar.

“Gjithashtu ju njoftojmë se zyrtarët e MPB-së të cilët kanë pasur kontakt me zyrtarin në fjalë janë vet izoluar, si dhe dezinfektimi i objektit qendrorë të MPB-së është duke u bërë në baza ditore.Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme u bënë thirrje zyrtarëve të MPB-së, të dikastereve tjera qeveritare dhe jo-qeveritare, si dhe tërë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të respektojnë të gjitha rregullat dhe të mbajnë distancën në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik”, thuhet ndër të tjera. /Lajmi.net/