Vdes edhe një person me koronavirus në Kosovë
Edhe një viktimë nga koroanvirusi është shënuar në Kosovë.
Lajme
Demush Shasha, kreu i Instituti “Epik” ka njoftuar se vëllau i tij ka ndërruar jetë sot, shkruan lajmi.net.
“Vellau im, Flamur Shasha, 38 vjeç, ndroj jete. Per shkak rrethanave lus per mirekuptim familjen dhe miqt. Varrimi do jete privat”, ka shkruar ai.
Shasha më herët ka shkruar për përvojën e tij në Klinikën Infektive, teksa e kishte dërguar vëllanë në Klinikë.
Megjithatë, ende nuk dihet se cilat ishin komplikimet tjera shëndetësore të Shashës. /Lajmi.net/