Filmi i ri i James Bond nxit debat në familjen mbretërore

Filmi i ri i James Bond ka nxitur shumë debat.

ShowBiz

30/06/2020 22:46

Kush e priste se filmi i ri i James Bond do të ishte një arsye që do të krijonte situata të tensionuara në familjen mbretërore. Sipas burimeve që folën për The Express,  producentët e No Time to Die dëshirojnë që Meghan Markle dhe Princ Harry të shfaqen në premierën e filmit në  Los Angeles, që do të zhvillohet në nëntor për shkak të koronavirusit, transmeton lapsi.Deri këtu nuk ka ndonjë problem, por Kate Middleton dhe Princ William do të jenë në premierën e filmit në Londër një javë para asaj në Los Angeles.

YouTube player

Kjo nuk duket si diçka e madhe për t’u bërë problem, por oraret mund të krijojnë konflikt midis çifteve. Fakti që producentët kanë zgjedhur Meghan dhe Harry si të ftuar nderi për premirën në Hollywood shkakton shumë dyshime nëse Kate dhe William do të jenë prezentë në premierën në Londër.