Interi fiton me përmbysje spektakolare në fund ndaj Parmës
Interi ka marrë tre pikë në udhëtim te Parma, duke e mposhtur me përmbysje 1:2 në fund të ndeshjes.
Sport
Zikaltërit pësuar gol në pjesën e parë, pasi Gervinho (15’) realizoi për avantazhin e vendasve.
Gjithsesi, u desh të pritej minuta e 84’ kur Stefan de Vrij baraspeshoi gjithçka, para se Kucka (85’) të ndëshkohej me karton të kuq për sjellje josportive.
Këtë e shfrytëzoi mjaft mirë skuadra e Interit, që përmbysi gjithçka me anë të Bastoni (87’).
Interi mbetet në pozitën e tretë me 61 pikë, kurse Parma në të tetin me 39 pikë. /Lajmi.net/