Marotta: Jemi shumë afër Hakimi

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta ka konfirmuar thashethemet e fundit për Achraf Hakimi.

Sport

28/06/2020 22:10

Sipas tij, Zikaltërit janë në një fazë të përparuar në bisedime me mbrojtësin maroken dhe gjithçka pritet të mbyllet shumë shpejt.

Hakimi është lojtar i Real Madridit, por ka qenë i huazuar te Dortmund këtë edicion ku ka pasur paraqitje impresionuese, përcjell lajmi.net.

”Marrëveshja me Hakimin? Nuk e mohoj se jemi në një fazë të përparuar, por është një periudhë e çuditshme për tregun e transferimeve. Ausilio ka bërë një punë të shkëlqyeshme muajt e fundit, qëllimi i Suning është të shfrytëzojë mundësi të ngjashme për të përmirësuar skuadrën”.

”Një tjetër blerje në të majtë? Do të shohim, jemi ambiciozë por duhet të merremi edhe me buxhetin”, u shpreh ai. /Lajmi.net/