Bundesliga: Renditja përfundimtare – kush luan në Evropë, kush bie në Bundesliga 2?

Bundesliga ka luajtur sot edhe xhiron e fundit të sezonit 2019/20.

Sport

27/06/2020 17:46

Një sezon i jashtëzakonshëm, si pasojë e pandemisë Covid-19, ka parë Bundesligën sot të vie në ditën e fundit, shkruan lajmi.net

Xhiroja e fundit pati disa befasi, duke pasur dhurata për skuadra si Hoffenheim, që në udhëtim fitoi 0:4 ndaj Dortmund, dhe me humbjen e Wolfsburg ndaj Bayern, ata tashmë kanë një vend për Ligën e Evropës.
Wolfsburg do të luajë tashmë përmes kualifikueseve që të sigurojë një vend në Ligën e Evropës.

Monchengladbach është skuadra që i bashkohet Leipzigut, Dortmundit dhe Bayernit për Ligën e Kampionëve, kurse Bayer Leverkusen luan në Ligën e Evropës.

Në fundin e tabelës, Werder Bremen ka siguruar barazhin pas fitores 6:1 kundër Koln, duke pasur edhe një shans për qëndrim në ligë, kurse Fortuna Dusseldorf e mposhtur nga Union Berlin, bie nga liga së bashku me Paderborn.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell tabelën përfundimtare të Bundesliga për këtë sezon. /Lajmi.net/