Njerëzit nën moshën 50-vjeçare kanë më shumë mundësi të vdesin nga aksidenti me makinë sesa nga Covid-19

Personat nën moshën 50-vjeçare kanë më të ngjarë të vdesin nga aksidenti me makinë sesa koronavirusi, sipas një prej ekspertëve kryesor të sëmundjen në Mbretërinë e Bashkuar.

Lifestyle

24/06/2020 18:19

Statisticieni i Universitetit të Kembrixhit, David Spiegelhalter, tha se vetëm 959 njerëz me këtë interval moshor nga 18 milionë prej tyre kishin humbur jetën nga virusi që po shkakton sëmundjen Covid-19, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Ndër të tjera, më shumë se 80 për qind e këtyre viktimave kishin gjendje të mëhershme shëndetësore.

Sipas David, personat nën moshën 40-vjeçare kishin më shumë gjasa të vdesin në një aksident me makinë sesa nga koronavirusi, derisa personat nën moshën 25-jveçare, rreziku ishte më i lartë të vdisnin nga gripi ose pneunomia sesa koronavirusit të ri.

Profesori tha që analiza e tij përforcoi ‘ndikimin e jashtëzakonshëm të moshës në rrezikun e kapjes dhe vdekjes nga Covid’. /Lajmi.net/