ZYRTARE: Atalanta e bën të përhershëm transferimin e Pasalic nga Chelsea
Mario Pasalic është në të gjitha aspektet një futbollist i Atalanta.
Sport
Me një shkrim në faqen zyrtare, Atalanta njoftoi se futbollisti kroat ishte blerë plotësisht nga Chelsea, përcjell lajmi.net.
Klubi italian ka paguar 15 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e kroatit.
Mbërriti verën e kaluar si huazim me të drejtë blerje, Pasalic në Itali veshi edhe fanellën e Milanit. /Lajmi.net/