Me këtë datë publikohet “Shokun se lo 3” nga Stresi

Stresi po vjen me këngë të re.

ShowBiz

18/06/2020 16:35

Reperi Stresi nuk po ndalet së punuari projekte të reja muzikore, ai ka finalizuar këngën e re, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi të fundit, Stresi bëri të ditur se kënga e tij e re “Shokun se lo 3” do të publikohet të shtunën (20 qershor).

Ndër të tjera, ai tha se i është mirënjohës prindërve të tij, të cilët ia mësuan 3 gjëra: të jesh mirënjohës, të jesh besnik, fisnik dhe të qëndrojë vetvetja.

“Gjith jeten do jem mirnjohes prinderve te mi qe me Msuan 3 gjera: Te jesh mirnjohes se mos te jesh esht virtyti me i keq. 2- te jesh besnik fisnik 3-qendro vetvetja. Shokun se lo 3 së shpejti, mbasneser premier. @onetofficial @anestezioni Jam i nderuar që ju kam shok”, ka shkruar Stresi. /Lajmi.net/