Winnie Harlow tregon shumë në bikini transparente

Winnie 'ngriti' temperaturat me paraqitjen e fundit.

ShowBiz

17/06/2020 12:35

Winnie Harlow e kaloi periudhën e izolimit në Kaliforni, para se të nisej në Arizona javën e kaluar, shkruan lajmi.net.

Modelja e njohur dukej joshëse e veshur në bikini rozë, teksa po çlodhej pranë pishinës të martën.

25 vjeçarja tregoi këmbët e tonifikuara në bikini transparente, teksa pranë fotove shkroi “Rriten temperaturat”.

TMZ raportoi në fillim të këtij muaji se Winnie dhe Kylie Kuzma janë zyrtarisht në lidhje tash e një muaj dhe qëndruan bashkë gjatë vetizolimit.

Modelja njihet edhe për lidhjen që kishte me reperin Wiz Khalifa. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CBgdSMADjUv/

https://www.instagram.com/p/CBgGGPlD562/