Ata që dëshirojnë të humbasin shumë peshë verës, duhet ta konsumojnë këtë pije
Në këtë artikull, do t'iu japim një recetë me përbërës krejtësisht natyral.
Lifestyle
Bëhet fjalë për një përzierje përbërësish natyral, e cila do iu ndihmojë të përshpejtoni metabolizmin dhe të humbni peshë shpejt, transmeton lajmi.net.
Receta:
Përbërësit
– Një lugë çaj rrënjë xhenxhefili të grirë
– Një kastravec
– Një limon
– Një limon të athët
– 12 gjethe nenexhiku
– një litër ujë
Përgatitja
Qërojeni dhe më pas coptojeni kastravecin. Ndajini në copa të vogla po ashtu edhe limonin, limonin e athët dhe xhenxhefilin. Vendosini të gjithë përbërësit në një shishe qelqi. Mbajeni pijën të freskët në frigorifer përgjatë tërë natës. Pijini tri gota në ditë prej tij – në mëngjes dhe gjysmë ore para vaktit ushqimor.
Ky kombinim i shëndetshëm do iu ndihmojë të humbni peshë dhe të shkrini dhjamin e barkut, pa u ndjejë të uritur.
Përveç kësaj, përbarja gjithashtu përforcon sistemin imunitar dhe ofron ndjenjen e të qenit i freskët. /Lajmi.net/