Alkooli, droga dhe pilulat e gjumit – shkatërrimi i karrierës së Van der Meyde

Andy van der Meyde është një nga lojtarët që asnjëherë nuk do të harrohet nga tifozët e Inter.

Sport

15/06/2020 11:00

Snajperisti holandez i Inter, ishte një nga lojtarët më premtues në futbollin evropian, por “prioritete’ të tjera ia shkatërruan atij karrierën e futbollit.

Inter i paguante 12 milionë euro Ajax Amsterdamit për shërbimet e Van der Meyde, dhe ky ishte investimi më i madh në verën 2003 për skuadrën ‘Zikaltër’.

Por, lojtari u shkatërrua nga alkooli, droga dhe pilulat e gjumit. Për këtë, ai thotë se kishte edhe lidhje ADN-je.

“Babai im ishte alkoolik dhe lojtar. Me të theva të gjitha relacionet, aq sa kur shkova tek Ajax kërkova të luaja me mbiemrin e nënës. Ata thanë jo”, ka thënë Van der Meyde, transmeton lajmi.net.

“Tek Everton më ofrua pagë prej 37 mijë eurove në javë, më shumë se dyfishi tek Inter. Shkova atje. Gjëja e parë që bëra – bleva një Ferrari dhe shkova të pijë në një bar. Dita ime përfundoi në Strip-Club. Isha i çmendur për klubet e striptizit. Takova Lisën dhe u dashurova me të. Në botën e saj, pija dhe kokaina ishin gjithçka. Isha jashtë kontrollit. Nuk mund të flija pa pilula gjumi”, ka shtuar holandezi.

“Ishte e rëndë. Ato duhej merreshin me propozimin e mjekut. I vodha ato nga doktori i klubit. E bëra për më shumë se dy vite. Pastaj erdhi kokaina, bashkë me Bacardi, verë dhe festa. E kuptova se duhej të lija Liverpulin, ose do të vdisja”, ka thënë mes shumë tjerash Van der Meyde.

Van der Meyde nuk është lojtari i vetëm që ka dështuar në karrierën e futbollit si pasojë e festave e alkoolit. /Lajmi.net/