Ndahet nga jeta nëna e Ilir Shaqirit
Ka ndërruar jetë nëna e këngëtarit Ilir Shaqiri.

ShowBiz
Mëngjesin e sotëm ka vdekur nëna e këngëtarit të njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, shkruan lajmi.net.
Këtë e bëri të ditur vet këngëtari me anë të një postimi në Facebook, ku thotë se mëngjesi i sotëm ishte i trishtë për të.
“Mëngjes i trishtë… Lamtumirë, NËNA IME!”, ka shkruar Shaqiri sipër fotografisë së nënës tashmë të ndjerë.
Ngushëllime këngëtarit dhe familjes Shaqiri. /Lajmi.net/