Thiago Alcantara do t’i mungojë Bayernit disa javë, lojtari iu nënshtrua një operimi
Thiago do të jetë mungesa më e madhe e Bayern Munich në javët e fundit të Bundesliga.
Sport
Ylli spanjoll, i cili te Bayern Munich aktivizohet në rolin e mesfushorit, ka pësuar një lëndim që do ta mbajë jashtë fushave të blerta për disa javë.
Trajneri i bavarezëve, Hansi Flick, ka folur së fundmi lidhur me situatën e lojtarit.
“Thiago duhej t’i nënshtrohej një operimi. Ai kishte intervenim në ije”, ka thënë Flick, transmeton lajmi.net.
“Ai do të mungojë për rreth tri javë”, ishin fjalët e trajnerit të kampionëve të Bundesliga.
Bayern Munich thuajse e ka të mbyllur punën e titullit të kampionit, kështu që mungesa e Thiago nuk pritet t’i hap shumë telashe. /Lajmi.net/