U mbyllen sytë shtatoreve të heronjve kombëtarë në Prishtinë

Tri shtatoreve të figurave kombëtare që gjenden në sheshet e Prishtinës u janë mbyllur sytë me lecka.

Lajme

09/06/2020 19:45

Gjergj Kastriotit- Skënderbeu, Ibrahim Rugovës dhe Zahir Pajazitit, dikush ua mbylli sytë me leckë, kjo si duket për të mos “parë” se çfarë po ndodh në skenën politike vendëse.

KosovaPress doli në vendngjarje për të marrë pamje dhe për të kuptuar se pse ka ndodhur ky aktivitet.

Por në sheshet e Prishtinës nuk u pa ndonjë aktivist që ndërlidhet me këtë simbolik. /Lajmi.net/