Kendall Jenner reagon pas akuzave për photoshop

Kendall Jenner ka reaguar për foton që po bën xhiron në rrjetet sociale.

ShowBiz

08/06/2020 21:35

Një foto e Kendall Jenner-it që lidhet me protestat masive në Amerikë, ka bërë së fundmi xhiron e rrjetit. Supermodelja shfaqej duke protestuar teksa mbante në dorë një pankartë ku shkruhej “Black Lives Matter”, por kishte diçka në hijën e saj, që qartazi dukej nga fotoja.

Hija tregonte Kendall-in me duar të ngritura, por bosh, pa pankartë, si në foton e publikuar. Njerëzit e nervozuar reaguan menjëherë në Twitter, duke e akuzuar për fotoshop dhe mungesë të theksuar serioziteti ndaj çëshjtes në fjalë.

Pas gjithë komenteve, Kendall u detyrua të reagojë duke thënë se ajo foto nuk i përket asaj dhe se është e gjitha photoshop.

“Kjo është fotoshopuar nga dikush. Unë s’kam postuar diçka të tillë!” Kjo nuk është hera e parë që Kendall përfshihet dashje pa dashje në të tilla situata.