Vushtrria vatër e virusit: 21 familje të izoluara, edhe dy të tjera pritet të vetizolohen nga nesër

Vushtrria vazhdon të jetë një nga komunat më të prekura nga COVID-19.

Lajme

07/06/2020 22:06

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se gjatë vikendit kanë vizituar familjet që janë në vetizolim, derisa sipas tij, katër nga to nuk kanë pranuar pako ushqimore nga Kryqi i Kuq, pasi që s’kanë pasur nevojë.

“21 familje gjithsej janë vizituar, 4 nga këto nuk i kanë pranuar pakot ushqimore dhe higjienike, duke deklaruar që nuk kanë nevojë, shembull për solidaritet, ndërsa 2 familje kanë mbetur të vizitohen te hënën!”, ka shkruar ndër të tjerash Tahiri, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Komuna e Vushtrrisë përmes Kryqit të Kuq, gjatë vikendit ka vizituar familjet që janë në vetizolim për shka të infektimit me Covid 19.

21 familje gjithësejtë jane vizituar, 4 nga keto nuk i kanë pranuar pakot ushqimore dhe higjenike, duke deklaruar që nuk kanë nevojë, shembull për solidaritet, ndërsa 2 familje kanë mbetur të vizitohen te hënën!

Të dashur qytetarë, pakujdesia e një individi këtu e 1 muaj më herët, ka bërë që virusi të përhapet tek kaq shumë njerëz, vetëm në dy familje të mëdha janë mbi 50 të infektuar. Ata kanë shpërndarë virusin në mesin e familjarëve të tyre duke mos ditur që e kanë virusin sepse nuk kanë pasur simptoma.

Prandaj ju lutemi, shmangni vizitat familjare, mbajeni distancën dhe mbani maskat. /Lajmi.net/