NBA rifillon më 31 korrik, ky është plani për përfundimin e sezonit
Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, po bën përgatitjet e fundit për rifillimin e sezonit.

Sport
Është propozuar që NBA të rifillojë sezonin nga 31 korriku, teksa sezoni do të përfundohej më 12 tetor.
22 skuadrat do t’i luajnë tetë ndeshjet e sezonit të rregullt.
Nëse vendi i nëntë në fund mbetet me më shumë se katër pikë larg vendit të tetë, vendi i vetë shkon direkt në Play Off, përcjell lajmi.net.
Nëse ka më pak se katër pikë diferencë, atëherë vendi i tetë dhe nëntë do të luajnë mes vete për një vend në Play Off.
Ditën e enjte ky propozim do të ratifikohet, dhe sezoni i NBA do të rifillojë nga 31 korriku./Lajmi.net/