“Jam i sigurt që shumica që kanë bërë statuse, nuk kanë provuar kurrë të kenë një shok me ngjyrë”
Elgit Doda ka 'thumbuar' kolegët.

ShowBiz
Elgit Doda ka ‘thumbuar’ gjithë ata që ditët e fundit kanë ‘vërshuar’ me postime lidhur me ndalimin e abuzimit ndaj personave me ngjyrë, shkruan lajmi.net.
Të shumtë ishin edhe shqiptarët që u solidarizuan me amerikanët, duke përkrahur edhe protestuesit në Amerikë.
Këngëtari dhe producenti Elgit Doda, me anë të një postimi ka thënë se shumë nga ata që po bëjnë postime, nuk kanë pasur asnjëherë shok me ngjyrë.
“Jam i sigurte qe shumica qe kan bere statuse nuk kan provuar kurre te ken nje shok me ngjyre. E bejne thjesht per mode”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/