Gjini: Vendimi i qeverisë për hapjen e çerdheve është nonsens
Qeveria në detyrë ka marrë vendim që prej 1 qershorit të hapen të gjitha çerdhet publike dhe private.
Lajme
Gjatë së dielës, Qeveria në detyrë e Kosovës, ka lehtësuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Në mesin e masave lehtësuese është edhe rihapja e çerdheve publike dhe private për fëmijët nga 0 deri në 5 vjeç, shkruan lajmi.net.
Përveç Prishtinës e Obiliqit edhe Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur se nuk do të hapen më 1 qershor çerdhet.
Kjo është bërë i ditur nga i pari i Gjakovës, Ardian Gjini.
Gjini përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se, vendimi i qeverisë është nonsens, pasi që një njoftim i tillë është marrë në orët e vona dhe se nuk mund të bëhet përgatitjet brenda pak orësh, raporton lajmi.net.
Ai i ka bërë thirrje prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe.
“Prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në kopshte nesër ndërsa po nesër do të fillojnë përgatitjet për hapjen sa më të shpejtë të kopshteve me masat e duhura të sigurisë”, ka shkruar Gjini ndër të tjerash.
Postimi i plotë i Gjinit, pa ndërhyrje:
Në komunën e Gjakovës nuk mund të hapen kopshtet nesër.
Vendimi i qeverisë i datës 31 Maj (e dielë) që kopshtet të hapen me datën 1 Qershor (e hënë) është nonsens.
Në kopshte fëmijët ushqehen dhe pastrohen!
Nuk mund të bëhen pregatitjet për të hënën në mëngjes kur lajmi ipet të dielen në ora 22:00!
Prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në kopshte nesër ndërsa po nesër do të fillojnë pregatitjet për hapjen sa më të shpejtë të kopshteve me masat e duhura të sigurisë. /Lajmi.net/