6 rastet më të thjeshta të dhimbjes së shpinës
Një ndër problemet më të zakonshme është dhimbja e shpinës dhe shumica e njerëzve e përjetojnë të paktën një herë në jetë.
Lifestyle
Arsyeja pse dhimbja e shpinës është ndër problemet më të zakonshëm është qëndrimi ulur në pozitë jo të duhur dhe jo-aktivitetet fizike të cilat janë shumë të nevojshme, transmeton lajmi.net.
- Ju qëndroni ulur tërë ditën:
Nëse qëndroni ulur për 7 deri në 8 orë çdo ditë pa lëvizur do të keni më shumë mundësi që të ndjeni dhimbje shpine sepse mungesa e lëvizjes dhe qëndrimi ulur për një kohë të gjatë ndikon në dhimbje të shpinës.
Ju keni nevojë të lëvizni, të ecni disa minuta nga koha që qëndroni të ulur.
- Injoroni shpinën dhe barkun tuaj:
Kur themi që flasim për shpinën dhe barkun nuk themi që duhet të formoni muskuj perfekt, shpina dhe pjesa e barkut duhet të jenë të forte që të mbështesin lëvizjet dhe të ndalojnë dhimbjen e shpinës.
- Jeni të stresuar emocionalisht:
Shumë njerëz me depresion vuaj nga dhimbja e shpinës. Në fakt, studimet kanë sugjeruar që njerëzit me depresion kanë katër herë më shumë mundësi që të vuajnë nga dhimbja e shpinës.
- Konsumoni cigare:
Cigarja nuk i shkatërron vetëm mushkrit tuaja por mund të jetë edhe arsyeja e dhimbjes së shpinës dhe e gjunjëve.
- Veshja juaj:
Nëse përdorni taka gjatë ditës ato ndikojnë në shpinën tuaj. Përpos dhimbjes së tmerrshme të këmbëve takat ndikojnë edhe në dhimbjen e shpinës, shkruan alternative medicine. Lartësia jo komode për këmbën dhe shpinën ndikon shumë në mos rehatinë dhe dhimbje të shpinës.
- Flini në stomak:
Pozicioni juaj i gjumit mund të jetë një arsye pse ndieni dhimbje në shpinë. Kjo sepse shpina juaj nuk është e drejtë së bashku me qafën. Nëse flini në stomak, preferohet që të vendosni një jastëk të hollë në stomakun tuaj që të ndihmojë shpinën për një qëndrim më të drejtë. /Lajmi.net/