ATK-ja jep detaje për rifillimin e rimburësit të kuponëve fiskalë

Administratës Tatimore të Kosovës ka dhënë disa detaje për rifillimin e rimburësit të kuponëve fiskalë, ndërkohë qe ky proces është ndërpre për shkak të pandemisë.

Lajme

23/05/2020 11:37

Njoftimi i ATK-së:

Duke pas parasysh që kemi pranuar një numër të konsiderueshëm të pyetjeve tuaja, lidhur me ri-fillimin e kampanjës për rimbursim nga kuponët fiskal, e cila siç jeni të njoftuar është ndërpre me qëllim që ta ruajmë shëndetin e secilit prej nesh, dhe në të njëjtën kohë të parandalojmë përhapjen e COVID 19.

Aktualisht menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës ende nuk ka marre vendim që të fillohet me kampanjën, pasi që çdo veprim i ATK-së por edhe i gjitha institucioneve tjera në situatën në të cilën gjendemi si pasoj e pandemise, ndërlidhet me masat lehtësuese nga Qeveria e Republikës së Kosovës-Ministria e Shëndetësisë.

Të nderuar qytetarë,  ATK menjëherë pasi të marr vendim për ri-fillimin e kampanje për rimburësim të kuponëve fiskal, do t’ju informoj në kohë,  në mënyrë që secili nga ju të keni mundësi të jeni pjesë e saj. /Lajmi.net/