Emre Can: Ronaldo është një lider

Emre Can nuk ka kursyer lëvdatat për Cristiano Ronaldo.

Sport

22/05/2020 14:15

Mesfushori i Borussia Dortmund, Emre Can, ka dhënë disa komente lidhur me një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, Cristiano Ronaldo.

Can dhe CR7 ishin shokë skuadre te Juventus, dhe nga aty gjermani ka kuptuar se Ronaldo është një lider i vërtetë.

“Cristiano Ronaldo është një lider dhe një fitues”, ka thënë Can për ‘Bild’, transmeton lajmi.net.

“Ai gjithashtu të shtynë edhe në ndeshjet në stërvitje. Nëse ai humb, ai ka disponim të keq”, ka shtuar gjermani.

“Por, nëse ai fiton, në anën tjetër, ai është i lumtur dhe nuk humb shansin për të bërë shaka me humbësit dhe i bën të bartin humbjen”, ka thënë mes tjerash Can, i pyetur për Cristiano Ronaldon.

Emre Can kaloi te Juve në korrik të vitit 2018, por nuk gjeti hapësira me Maurizio Sarrin dhe vendosi të kalonte te Dortmund. /Lajmi.net/