Mbi “gërmadhat” e pandemisë COVID-19 dhe “epidemisë politike”

Çdo situatë e pasluftës në mes shteteve apo grupeve lë pas gërmadha. Por, jo domosdoshmërisht gërmadhat mund të konsiderohen objekte të rrënuara dhe vende të shkatërruara. Gërmadha në kuptimin figurativ e nënkupton edhe situatën të cilën e ka krijuar pandemia COVID-19, me një ekonomi të shkatërruar të cilës duhet t’ia mbledhim grimcat për të pasur mundësi rikuperimi, poashtu edhe me një shëndet mendor të rrënuar, pasojat e secilit mund të dalin në pah më vonë.

Opinion

19/05/2020 20:39

Fatkeqsisht në këtë periudhë të vështirë qytetarët e Kosovës u përballen me dy probleme të mëdha: pandeminë shëndetësore dhe “epideminë politike”.

Të dyja këto probleme janë në fundin e tyre për t’u tejkaluar, mirëpo “gërmadhat” që do t’i lënë pas vete duhet kohë për t’u rikoperuar.

Pandemia shëndetësore i shpërfaqi dy lloje të menaxhimit të situatës, menaxhimin nga stafi mjekësor dhe menaxhimin nga stafi politik, që realisht aty ku shëndeti është në pyetje politika do të duhej të ishte ndihmues aktiv dhe jo pengues i porcesit të menaxhimit, sepse ajo çfarë kemi pasur rast të shohim gjatë këtyre dy muajve ishte roli politik në ndikimin e menaxhimit e situatës me pandeminë nga ekipi profesional shëndetësor. Po e kujtojmë vetëm një shembull sa për ilustrim: nëse situata me menaxhimin e pandemisë nuk ka shkuar në rrugën e duhur e gjithë barra nga qeveria i ka rënë profesionistëve shëndetësor, kurse në momentet kur situata ka ecur mirë qeveria vraponte për për t’i marr meritat, dhe natyrisht në të tilla raste ekipi profesional shëndetësor ka qenë e pamundur ta mbrojë punën dhe angazhimin e vet nga një qeveri autoritare dhe egoiste , sepse ndëshkimet mund të ishin të gatshme.

“Epidemia politike” këto dy muaj e ka shpërfaqur edhe para opinionit të gjerë fytyrën e vërtetë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Fillimisht duke prishur qeverinë në një kohë pandemie, pastaj duke refuzuar të shpallte gjendje të jashtëzakonshme për teke egoiste që në një situatë tjetër me një gjendje të jashtëzakonshme gjithçka do të kryhej më mirë dhe më shpejt, duke vazhduar që sërish për protagonizem politik ta shkel rëndë dy herë Kushtetuten, për të vazhduar me pranimin e njëmijë testeve nga ana e Serbisë, e cila përfitojë politikisht në arenën ndërkombëtare pikërisht nga injoranca e Albin Kurtit, duke humbur totalisht kontrollin dhe menaxhimin e situatës me pandeminë në pjesëm veriore, dhe të tjera gabime të ngjajshme gjatë këtyre dy muajve kanë ndodhur vetëm për një arsyje që Albin Kurti donte të ishte edhe Kryeministër, edhe President, edhe Kryetar Kuvendi edhe deputet, edhe prokuror edhe gjykatës. Me një fjalë Albini donte të ishte mbret. Kosova dhe qytetarët e saj nuk e përballojnë një personalitet të tillë në kryje te qeverisë, prandaj dhe u shkarkua.

Pra, nëse e gjithë bota sfidë e kishte pandeminë COVID-19, Kosova e kishte plus edhe “epideminë politike”, që për pasojë dhe sot qytetarët janë të detyruar t’i rikuperojnë “gërmadhat”, një pjesë e secilave i ka shkaktuar virusi dhe pjesën tjetër politika.