A ka mbaruar sezoni për Coutinhon?
A ka mbaruar sezoni për Philippe Coutinhon?
Sport
Kjo është pyetja e ngritur në mediet gjermane, me yllin brazilian që rrezikon të mos vesh më fanellën e Bayern Munich këtë sezon.
Ylli i Barcës i huazuar te Bayern Munich është operuar në kyçin e këmbës së djathtë 24 ditë më parë, dhe një pushim prej gjashtë javësh është planifikuar.
“Ai është jashtë veprimit shkaku i dëmtimit”, ka deklaruar agjenti i lojtarit, përcjell lajmi.net.
“Ai duhet të shërohet për një muaj e gjysmë dhe me siguri që do të humbasë pjesën tjetër të sezonit në Bundesligë”.
Ndeshja e fundit e Bundesligës është planifikuar të luhet më 27 qershor, që do të jetë vështirë për Coutinhon të vesh sërish fanellën e Bayern Munich./Lajmi.net/