Gjyqtari i ndeshjes Juve – Inter zbulon detaje: Lojtarët ishin të frikësuar

Ndeshja e luajtur mes Juventus dhe Inter nuk ishte aspak e zakonshme.

Sport

08/05/2020 17:09

Juventus – Inter ishte një nga ndeshjet e fundit që u luajt para suspendimit të futbollit italian. Gjyqtar i këtij takimi ishte edhe Paolo Silvio Mazzoleni.

Mazzoleni, anëtar i dhomës së VAR-it atë ndeshje, ka zbuluar se si lojtarët ishin të frikësuar gjatë ndeshjes, pasur parasysh virusin Covid-19.

“Duke punuar për VAR, unë përcolla ndeshjen mes Juventus dhe Inter”, ka thënë Mazzoleni, transmeton lajmi.net.

“Në letër, ishte ndeshje e bukur, por ishte e çuditshme nga vendi i ngjarjes”, ka shtuar italiani.

“Duke referuar prapa dyerve të mbyllura dukej se po jetonim në një situatë joreale. Futbolli është bërë për publikun. Mesazhi është se unë jam për rikthim, por në kushte të sigurta. Njerëzit vazhdimisht më pyesin për rikthimin e Serie A dhe kur do të ndodhë”, ka thënë ndër të tjerash Mezzoleni.

Në Itali po flitet tashmë për një rikthim në fushat e blerta, por rastet e fundit pozitive te skuadrat e Sampdoria, Fiorentina e Torino kanë shfaqur dyshime. /Lajmi.net/