Icardi tek Arsenal, Aubameyang tek Inter

Mauro Icardi është duke u përdorur si karrem nga Inter për të bindur Arsenalin të heq dorë nga Pierre Emerick Aubameyang.

Sport

08/05/2020 10:41

Kapitenit të Arsenal i kanë mbetur pak më shumë se një vit në kontratën e tij me klubin nga veriu i Londrës, dhe shitja e tij duket e pashmangshme pas dështimeve të njëpasnjëshme për arritjen e një marrëveshje.

Kjo ka ngritur mundësinë e një marrëveshje shkëmbimi mes Interit dhe Arsenalit, me italianët që janë të gatshëm të ofrojnë Icardin për sulmuesin nga Gaboni, raporton Tuttosport, përcjell lajmi.net.

Icardi nuk ka të ardhmen në ‘San Siro’ pavarësisht paraqitjeve të mira të bëra te PSG këtë sezon.

27 vjeçari ka shënuar 20 gola në 31 paraqitje, me Aubameyang që ka të njëjtin numër, veç se me një ndeshje më shumë.

Aubameyang tek Arsenal është transferuar nga Borussia Dortmund në janarin e vitit 2018./Lajmi.net/