Trim Jetullahu nesër publikon projektin e realizuar në kushte shtëpie

Trim Jetullahu e ka paralajmëruar këngën e re.

ShowBiz

05/05/2020 18:28

Pandemia nuk po ua ndalë punën artistëve shqiptarë, shkruan lajmi.net.

Si edhe shumë të tjerë, edhe Trim Jetullahu ka vendosur që fansat të mos i lë pa diçka të re.

Ai e ka realizuar këngën e re në kushte shtëpie dhe ka treguar se do të publikohet nesër në orën 18:00 dhe se kënga titullohet Suela.

“NESER ORA 18:00 SUELA❗️❗️Del ni kang e cila osht punu në kushte shtepiake si audio dhe video por me shum dashuri e vullnet e cila ka afer 2 vite qe e kom bo edhe e kom prit momentin qe me nxjerr osht nje nder kenget qe e du mas shumti jem mundu sa me thjesht dhe natyral me pru kshtuqe spom pritet neser me ndegju bash me juve ❤️?”, ka shkruar ai./Lajmi.net/