Interi mbush arkat me shitjen e dy futbollistëve argjentinasë

Interi mund të fitonte 180 milionë euro nga shitja e dyfishtë e mundshme e argjentinasëve Lautaro Martinez dhe Mauro Icardi.

Sport

05/05/2020 11:11

Barcelona ka qenë e lidhur me Lautaro muajt e fundit dhe nuk heq dorë nga një marrëveshje e mundshme për 22-vjeçarin.

Por Lautaro ka një klauzolë lirimi prej 111 milionë euro në marrëveshjen e tij të tanishme në ‘San Siro’ dhe raportet në Itali dhe Spanjë kanë pretenduar se Blaugranët janë përpjekur të përfshijnë lojtarë për të arritur vlerën e caktuar nga kontrata e tij, transmeton lajmi.net.

Klauzola e lirimit prej 111 milionë eurosh duhet të zbatohet këtë verë dhe duke shtuar se Icardi do të kthehet nga skuadra e tij Paris Saint-Germain, Nerazzurri mund të fitojnë më shumë se 180 milionë euro nëse të dy lojtarët përfundojnë diku tjetër.

Tuttosport thekson se Icardi do të shtojë midis 70 deri 85 mln euro në shumën totale dhe në varësi të vendit ku ai përfundon, pasi ka qenë i lidhur me një mori klubesh, duke përfshirë edhe Juventusin.

Gazeta pretendon se Conte do të dëshironte ta mbante Martinezin në ‘Giuseppe Meazza’, por nëse ai vendos të transferohet në Barcelonë, paratë mund të shpenzohen me mençuri dhe do të përdoren për të shtuar më shumë përforcime në fazën ofanzive. /Lajmi.net/