Kumbulla në bisedime me Interin

Pas Amir Rrahmanit që ka arritur marrëveshje për transferim te një skuadër e madhe si Napoli, Marash Kumbulla, do të jetë mbrojtësi tjetër shqiptar që do të bëjë një hap të madh.

Sport

04/05/2020 23:53

Fabrizio Romano raporton se Inter po udhëheq në garën për të nënshkruar me Marash Kumbullan, përcjell lajmi.net.

Bisedimet sipas Romanos janë duke vazhduar, me Kumbullan që po kalon një sezon fantastik te Verona në Serie A.

Inter po punojnë për të mbyllur marrëveshjen, me bisedimet që kanë filluar që nga janari.

Besohet se 25 milionë euro, do të jetë shuma që Inter do të paguajë për mbrojtësin shqiptar. /Lajmi.net/