Një person hidhet nga konvikti në Prishtinë, policia jep detaje
Një person është hidhur nga kati i pestë i konviktit në Prishtinë.

Lajme
Policia e ka konfirmuar informacionin për lajmi.net duke thënë se ai është dërguar për trajtim në QKUK, mirëpo nuk ka dhënë detaje për gjendjen e tij.
Personi në fjalë po qëndronte në karantinë.
“Më datë 03.05.2020, rreth orës 17:20, ekipet e emergjencës dhe Policia kanë shkuar te qendra e studenteve dhe një person është përcjell me autoambulancë në drejtim të klinikes emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat tjera, ndërsa lidhur me gjendjen shëndetësore referonju kompetenteve në QKUK”, thuhet në përgjigjen e Daut Hoxhës, zëdhënësit të Policisë së Kosovës.
Qendra e Studentëve në Prishtinë me vendim të MSH-së tashmë është shndërruar në karantinë për shtetasit kosovarë që vijnë nga shtetet e ndryshme. /Lajmi.net/