Presidenti Thaçi telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Shahindere Bërlajolli-Stafai
Presidenti Thaçi ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së këngëtares së njohur.

ShowBiz
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shahindere Bërlajolli-Stafai, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtares së njohur, Shahindere Bërlajolli. Ajo me dekada dha kontribut për pasurimin e thesarit të këngës shqipe dhe është vlerë e madhe për trashëgiminë tonë kulturore. Vdekja e saj është një humbje e madhe për të gjithë, prandaj u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, artdashësve dhe gjithë të afërmve të saj. HTH”, ishin fjalët e tij./Lajmi.net/
Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtares së njohur, Shahindere Bërlajolli. Ajo me dekada dha kontribut…
Gepostet von Hashim Thaçi am Sonntag, 3. Mai 2020